Haradinaj për vizitën e Kurtit në Maqedoni: Është dashur ta anulojë, e kanë ofenduar presidenten!
Lideri i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur fyese për shtetin e Kosovës incidentin me presidenten e Kosovës në aeroportin e Shkupit.
Ai në një intervistë në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, e ka quajtur gabim vizitëin e Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut bash në kohën kur kishte ndodhur incidenti me presidenten e Kosovës.
Sipas tij, Kurti është dashur t’a anulonte vizitën në Shkup, raporton gazeta10.
“Është dashur ta anulojë, e kanë ofenduar presidenten, e kanë ofenduar shtetin e Kosovës”, ka thënë Haradinaj. /Gazeta10/