September 16, 2024
BallinaMaqedoni

Haraçina dhe Hasanbegu të enjten 7 orë pa rrymë, ja edhe lista e vendbanimeve tjera!

Për shkak të kthimit në funksion të dy largpërçuesve plotësisht të riparuar 110 kV të Elektrodistribuimit, më datë 01.08.2024 (e enjte) nga ora 01:30 deri në ora 09:00 të mëngjesit, pa furnizim me energji elektrike do të jenë konsumatorët në këto lokacione:

• pjesë të Aerodromit, Lisiçe e Re, Lisiçe e Epërme, Qendra Rajonale, Ostrovë.

• Haraçinë, Orallaca, Mojanca, Bërnjarci, Trubareva, Stajkovci, pjesë të Jurumlerit, lagjja “Goce Dellçev” – Hasanbeg, “Maxhari” dhe “Keramidnica”.

Përndryshe, moti i ligë që goditi një pjesë të Shkupit pothuajse dy javë më parë, ndër të tjera, dëmtoi rëndë edhe dy largpërçues 110 kV të Elektrodistribuimit.

Ekipet e Elektrodistribuimit, MEPSO dhe ELNOS Shkup atë natë punuan pa ndërprerje, me qëllim që të mundësojnë furnizim me energji elektrike për konsumatorët e përfshirë.

Pas punimeve të suksesshme dhe stabilizimit të furnizimit, ekipet e Elektrodistribuimit vazhduan të punojnë çdo ditë në rikonstruimin e largpërçuesve të dëmtuar.

Pas sanimit të plotë, vijon edhe procesi i vënies së sërishme në funksion të largpërçuesve, proces që do të realizohet në periudhën e lartpërmendur.