Hapet xhamia shqiptare “Hëna e Re” në Itali
Sot 06.10.2024 e diel, u bë hapja solemne e xhamisë shqiptare “ HËNA E RE “ në Forli të Italisë
Kryetari BFI e Italisë Dr. Reshat Ibishi mori pjesë në eventin e rëndësishëm të inaugurimin e Xhamisë së re me të cilin rastë kryetari i uroi organizatorët për punën dhe kontributin që kanë dhënë si dhe dizajnin dhe estetikën e bukur që kishte Xhamia “ Hëna e Re “ në Forli.
Në këtë gëzim, morën pjesë hoxhallarë dhe bashkëvendas nga gjithë Italia.
Pas leximit të Kur’anit nga hoxha Kujtim Beluri, të pranishmit i dëshiroi mirëseardhje kryetari i Xhamisë Dashmir Raqipi si tubimin e përshëndeti imami i përkohshëm i xhamisë Ismet Sejdiu.
Fjalën përshëndetëse iu drejtua të pranishmëve hoxha Zudi Fejzulli nënkryetari i BFI së Italisë si dhe Imam i Xhamisë në Perugia, si dhe Imami i Xhamisë “ Emanet “ në Susagana hoxha Avni Nurçeski, si dhe Hoxha i Xhamisë “ Blu “ në Falconare hoxha Osman Memedi.
Fjalën e rastit e kishte kryetari i BFI së Italisë Dr. Reshat ef Ibishi i cili në mes porosive të shkëlqyera të tij përmendi që “ .. Xhamia është shtëpi e paqës, besimit, diturisë e integrimit. Kush ndërton dhe kujdeset për xhaminë ai tregon se është i gjallë, e kush lëvizë tregon destinacionin e tij..” si dhe “ Kjo vepër është testamentë i kulturës dhe cibilizimit tonë, kontribojmë aty ku jetojmë e veprojmë në vendin që e duam dhe e ndërtojmë së bashku me vendasit autokton..”
Urime për këtë vepër kaq të madhe dhe kaq sublime e kaq origjinale xhemat i xhamisë!
Stafi informativ i BFI-së Italisë