Hapet tenderi për stadiumin e Tetovës, Kasami: E mbajmë fjalën!
Të mërkurën është hapur tenderi për stadiumin e Tetovës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Tetovës, Bilall Kasami përmes një postimi në Fejzbuk.
“Mbajmë fjalën e dhënë, sepse premtimet tona nuk janë vetëm fjalë.
Në vetëm dy vjet qeverisje realizojmë atë që të tjerët me dekada nuk arritën ta bëjnë!
Tetova me stadium 🏟️ modern!”, ka shkruar Kasami.