Hapet kampusi modern i Maarif International Schools N. Macedonia
Në praninë e Kryetarit të Asamblesë së madhe të Republikës së Turqisë, sh.t. Mustafa Shentop, Nënkryetarit të Kuvendit të RMV-së, z. Hysni Ismaili, Ambasadorit të Republikës së Turqisë në Shkup sh.t. Hasan Mehmet Sekizkok, si dhe në prezencën e drejtorëve, rektorëve e shumë mësimdhënësve mora pjesë në promovimin e hapjes së kampusit të Maarif International Schools N. Macedonia.
“Urova hapjen e këtij kampi shkollor bashkëkohor i cili do të ofrojë kushte për një mësimdhënie cilësore, si dhe do të shërbejë si qendër e lidhjes ndërkulturore e arsimore midis vendit tonë dhe Republikës së Turqisë.
Gjithashtu shfrytëzova rastin që t’ju uroj 21 Dhjetorin – Ditën e arsimit turk të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve që realizojnë mësimin në gjuhën turke në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi me këtë rast zv/ministri i arsimit, Lulzim Aliu.