Rajon - Botë

Hamasi kërkon shkëmbim: Gati të lirojmë të gjithë pengjet

Militantët e grupit terrorist të Hamasi në Gaza përsëritën qëndrimin e tyre se janë gati të përfundojnë një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve me Izraelin.

Zëdhënësi i grupit islamik palestinez Hazem Kasem se Hamasi është i gatshëm të lirojë të gjithë të burgosurit e mbajtur prej tij, në këmbim të të gjithë atyre që mbahen nga Izraeli.

Kasem shtoi gjithashtu se Hamasi shpreson të përballet me betejën aktuale, duke llogaritur në forcat e veta dhe kapacitetin e rezistencës së popullit palestinez.

Gjatë ditës së fundit rreth 50 persona, mes tyre shumë fëmijë, u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën nga sulmet ajrore të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës.

Në qytetin jugor të Rafah, të paktën 27 persona u vranë në dy sulme të veçanta në ndërtesa banimi, njoftoi agjencia e lajmeve Wafa. 18 persona të tjerë humbën jetën nga një bombë në zonën Al Zawaida dhe shtatë në lagjen Al Zaytoun.

Ndërkohë, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë goditur gjatë natës disa infrastrukturë ushtarake të lëvizjes shiite pro-iraniane Hezbollah në territorin e Libanit, në përgjigje të sulmeve me raketa drejt territorit të Izraelit.