Maqedoni

Hajredini kundërshton Ahmetin: 60 për qind të votave shqiptare i ka fituar VLEN-i

Ish-ministri i Financave, Xhevdet Hajredini, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka kundërshtuar deklaratën e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili gjatë një tubimi në Zvicër tha se “fronti” i drejtuar nga ai ka fituar legjitimitetin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Hajredinit, shumicën e votave të shqiptarëve e ka fituar koalicioni VLEN.

“Unë nuk ia kontestoj se i ka fituar zgjedhjet por ama Mickoski nuk mund të ndërtojë qeverinë pa legjitimitetin sepse ne kemi fituar mbi 60% të votave të elektoratit shqiptar” – tha dhe pa fije turpi, gënjeu Ali Ameti para mërgimtarëve në Zvicër.
P.s.
60% nuk ka fituar as bashk me disa turq, romë dhe torbesh (maqedonë musliman).
Shumicën e votave të shqiptarëve e kanë fituar katër partitë shqiptare të bashkuara në VLEN”, ka shkruar Hajredini.