Maqedoni

Hajduti i barnatores xhirohet nga kamerat

Në një status në rrjetin social facebook, gazetari i KLAN Maqedoni, Furkan Saliu ka njoftuar opinionin se mbrëmë vjedhjen e barnatores e ka kryer një djalosh i ri, ku nga stresi humbi jetën pronari i barnatores, përcjell NMK-Post.

Siç shkruan Saliu, vjedhësin e kanë kapur të gjitha kamerat e sigurisë në objektet përreth por edhe kamera e barnatores. Gjithashtu Saliu i ka bërë thirrje vjedhësit të dorëzohet, pasi edhe më vonë do t’i publikojnë pamjet nga kamerat e sigurisë.

Më poshtë e keni statusin e plotë

Vjedhjen mbrëmë në barnatorën në #Çair e ka kryer një djalosh i ri. Me shumë gjasa pa përvojë sepse ka qenë i pakujdesshëm sepse e kanë xhiruar të gjitha kamerat e sigurisë në objektet përreth por edhe kamera e sigurisë e barantorës. Nuk ka qenë as i maskuar.

Pamjet i kemi edhe ne dhe do ti publikojmë më vonë, por bën mirë që ky djalosh vet’ të dorëzohet dhe ta pranojë gabimin dhe të flas për të gjithë bashkëpunëtorët, ka shkruar Furkan Saliu

Ps. Fotografia e lajmit është e një situate tjetër ku hajni tenton të vjedhë në barnator, dhe nuk ka të bëj me rastin e mbrëmshëm.