Maqedoni

Guvernatorja Angelovska-Bezhoska takoi Xhevdet Hajredinin dhe Petar Goshev: Shkëmbim i mendimeve dhe ideve!

Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, ka takuar ish-guvernatorin Petar Goshev dhe ish-anëtarin e Këshillit të Bankës Popullore dhe ish ministër i financave, Xhevdet Hajredini, me ç’rast kanë biseduar për zhvillimet në ekonominë vendase dhe politikën monetare, shkruan portali Lideri.mk.

“Goshev dhe Hajredini mbeten ekspertë të vlerësuar, të cilët me përvojën dhe njohuritë e tyre mund të kontribuojnë në një diskutim konstruktiv për kushtet makroekonomike”, njoftoi pas takimit guvernatorja Angelovska-Bezhovska./Lideri.mk