Maqedoni

“Grupi i zjarrit” nuk i trembet përjashtimit nga partia: Votat tona i sjellin fitore BDI-së!

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Izet Mexhiti thotë se vendimi eventual për përjashtimin e grupit të zjarrit nga kjo parti politike do të ishte i palogjikshëm pasi që ai konsideron se votat të cilat i sjellin ata kësaj partie politike janë vendimtare në qoftë se në zgjedhjet e ardhshme kjo parti do të shpallet fituese apo humbëse. Pasi që sipas tij, pakënaqësia në BDI nuk ka të bëje me 2-3 individë por bëhet fjalë për mijëra njerëz.

“Nuk ka të bëje me 2-3 persona që u munduan në fillim ta paraqesin por ka të bëje me një strukturë të organizuar, që do të thotë se nëse përkthehet në vota janë vota të cilat kanë qenë vendimtare për BDI-në, janë vota që e kanë bë fitues BDI-në dhe nëse dikush nuk e ka me rëndësi a do të jetë fitues apo humbës në të ardhmen mund të merr edhe një vendim jo të logjikshëm”, deklaroi IZET MEXHITI, NËNKRYETAR I BDI-SË. /Alsat.mk