“Grupi i zjarrit” del në terren
Deputeti dhe nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se bashkë me kryetarin e Sarajit, njëherësh sekretar organizativ i BDI-së, Blerim Bexheti, kanë marrë pjesë në inaugurimin e Xhamisë së re në Nerez të Mesëm, në Shkup. Krahas tyre në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe kreu i BFI-së, Shaqir Fetahi dhe kryetari i Karposhit, Stevçe Jakimovski, si dhe shume qytetarë të kësaj zone.
Izet Mexhiti dhe Blerim Bexheti janë pjesë e “grupit të zjarrit” në BDI dhe kërkojnë largimin e ministrave të kësaj partie nga Qeveria për shkak se janë të pakënaqur me punën e tyre. Betejën e përbashkët që e kanë zhvilluar deri tani në parti dhe në media, si duket Mexhiti dhe Bexheti, do e vazhdojnë edhe në terren, në rajonin e Shkupit, ku në të kaluarën kanë dëshmuar se kanë mbështetje të madhe.
“Sot në cilësinë e deputetit të zonës, së bashku me kryetarin e Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, kishim kenaqësinë e veçantë që si mysafir, në prezencën e Reisul-Ulema Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe Muftiun e Shkupit Qenan Ismaili, të marim pjesë në inaugurimin e Xhamisë së re Nerezi i Mesëm.
Përshëndes gjithashtu edhe konstruktivitetin e treguar në këtë proces nga kryetari i Komunës së Karposhit Stevçe Jakimovski.
Prezenca e përfaqësuesve të kishës Shën Pantelemon është edhe një dëshmi për tolerancën e lartë ndërfetare dhe bashkëjetesën midis komuniteteve në qytetin tonë, ka shkruan Mexhiti në Facebook.