Maqedoni

Grubi thotë se vetura i është djegur për shkak të profesionit, dëme ka pësuar edhe një shok i tij

Me rastin e djegies së veturës private të zv/kryeministrit Artan Grubi, dëm i është shkaktuar edhe një shoku të tij. Këtë e ka bë të ditur vetë zv kryeministri Grubi, përmes postimit në rrjetet sociale, por pa dhënë detaje se çfarë dëmi i është shkaktuar shokut të tij, shkruan Lideri.mk.

Me detaje të vobegëta, tani për tani, lidhur me rastin, ka dalur edhe Ministria e brendshme.

“Sot (22.07.2023) në SPB Shkup është raportuar se rreth orës 03:30 në rrugën “Strumiçka” ka rënë zjarr në automjetin e pasagjerëve “Audi” me targa të Shkupit, në pronësi dhe parkim të B.L.(35) nga Shkupi. Zjarri është shuar, nuk ka të lënduar, ndërsa është kryer kontroll nga ekipi inspektues i SPB Shkupi”, kanë thënë nga MPB.

Grubi nga ana e tij u ka kërkuar falje fqinjëve që kanë përjetuar shqetësim nga rasti, për të cilin thotë se ka të bëjë me profesionin e tij, shkruan Lideri.mk.

Ja postimi i plotë i Grubit:
I kërkoj ndjesë të gjithë fqinjëve të mi në lagjen tonë për shqetësimin e madh që e përjetuan mbrëmë para ndërtesës ku jetoj, për arsye të profesionit tim.

I kërkoj ndjesë edhe shokut tim dhe familjes së tij për dëmin e shkaktuar vetëm për arsye të profesionit tim.

Në politikë jam për të sherbyer dhe për të lënë gjurmë me punë e me vepra, e jo që të më terrorizohet familja, fqinjtë dhe shoqëria.

Kërcënimet e vazhdueshme dhe sulmet e njëpasnjëshme i konsideroj si qyqare dhe tinzare, por unë nuk e kam ndërmend të ndalem dhe të zbrapsem nga puna dhe realizimi i pritshmërive të qytetarëve.

Ju kërkoj falje që shqetësimet e mija dhe të familjes sime u shënderuan në shqetesime edhe të fqinjëve dhe shoqërisë.

Shpreh mirenjohje për të gjithë fqinjtë e mi si dhe për forcat e sigurisë dhe përpjekjet e tyre për ta zbardhur sulmin e mbrëmshëm.

Ju falenderoj dhe të gjithë juve për përkrahjen e madhe! /Lideri.mk