Grubi: Do të ndërtojmë park në Zajaz
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi përmes faqes së tij në facebook ka informuar se Qeveria përmes ndarjes së mjeteve financiare vazhdon të kujdeset për komunën e Kërçovës.
Sipas Grubit me vendim të qeverisë për komunën e Kërçovës janë ndarë 4.366.000.00 denar me qëllim të furnizimit me një automjet shumë funksional për pastrimin e rrugëve, 500.000.00 denar për ndërtimin e një parku kreativ në vendbanimin Zajaz dhe 8.197.412.00 denar për ndërtimin e urës mbi lumin Sushicë.
Këto janë vetëm një pjesë e mjeteve që Qeveria ka ndarë për Kërçovën, përkatësisht për përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve të kësaj ane. Po për këtë komunë janë ndarë edhe mjete përmes koncesionerit TAV, mjete këto të cilat edhe zyrtarisht kanë nis të shpërndahen.