Grubi: Nuk e shoh veten si kryeministër të 100 ditëve
Nuk e shoh veten dhe nuk besoj se do të jem kryeminsitër i vendit në 100 ditën e fundit të mandatit të kësaj qeverie. Kështu deklaroi zv kryeministri i parë Artan Grubi . Megjithatë, pa përmendur asnjë emër të mundshëm, Grubi thotë se kryeminsitër shqiptarë patjetër do të ketë. Ai shtoi se kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut do të jetë kandidat ose kandidate me propozim nga BDI dhe lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti.
ARTAN GRUBI,ZV KRYEMINISTËR I PARË
“Mund t’ju siguroj se unë nuk e shohë veten në postin e kryeminsitrit shqiptarë në 100 ditëshin e fundit në qeverinë teknike dhe besojë që zotri Ahmeti, BDI, do të propozojë një kanditat apo kanditate, i cili ose e cila me dinjitet do ta zbatojë detyrën e thyerjes së tabusë të marrjes të përgjegjësisë në ekzekutiv nga një shqiptarë për të udhëhequr një qeveri”.
I pyetur për kushtet e opozitës shqiptare, të cilët para disa ditëve deklaruan se nuk do ti votojnë ndryshimet kushtetuese përderisa nuk dorëhiqen disa ministra dhe përderisa nuk merret parasysh raporti i Komisionit Evropian, Artan Grubi thotë se nuk e ka dëgjuar kërkesën e opozitës shqiptare, ndërsa ai tha se opozita shqiptare “vetëm përkthen komunikatat e VMRO-DPMNE-së” .
ARTAN GRUBI,ZV KRYEMINISTËR I PARË
“Nuk i kam dëgjuar këto vlersime të opozitës, në qoftë se dua t’i dëgjojë vlersimet e të ashtuquajtuarve opozitë shqiptare, do e dëgjojë VMRO-DPMNE, sepse ato vetëm çka bëjnë, i përkthejnë komunikatat e VMRO-DPMNE-së dhe i përsërisin prej secilave prej temave”.
Zv kryeminsitri gjithashtu theksoi se me Aleancën për Shqiptarët kanë mardhënie të shkëlqyera. Sipas tij, ato i bashkon ideja e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian, madje ai nuk përjashtoi mundësin edhe në ndonjë bashkëpunim të mundshëm edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale. Ndërkaq, sa i përket datës së zgjedhjeve, Grubi tha se BDI është e gatshme që të mbahen zgjedhjet në çdo kohë dhe në çdo mënyrë.