Grubi me një biznesmen, me veturë diplomatike kanë dalë nga Maqedonia në Kosovë (Video)
Mickoski: Grubi me një biznesmen, me veturë diplomatike kanë dalë nga Maqedonia në Kosovë
Publikuar 17:07 16 Dhjetor, 2024
Kryeministri Hristijan Mickoski në Click Plus në TV21 tha se sipas informacioneve që posedon, ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, bashkë me një biznesmen, gjatë ditës së djeshme me veturë me targa diplomatike, kanë dalë nga Maqedonia e Veriut, në drejtim të Kosovës. Për më tepër, ndiqni emisionin e plotë Click Plus me fillim nga ora 21:30 në TV21.
Mickoski.
“Informacioni im i fundit është që një kohë të gjatë, ish njeriu i parë i Lotarisë së Maqedonisë nuk gjendet në territorin e vendit tonë. Por që ish-zv/kryeministri, bashkë me një person tjetër biznesmen, me veturë me targa diplomatike, e ka lëshuar Maqedoninë dhe për herë të fundit është drejtuar në drejtim të fqinjit verior, Kosovës. Ky është informacioni i fundit të cilin e kam në dispozicion”, theksoi Mickoski.