BallinaMaqedoni

Grubi kërkon zyrtarisht t’i hiqet paraburgimi prej 30 ditëve

Avokati i ish zv/kryeministrit Artan Grubi parashtroi ankesë kundër paraburgimit prej 30 ditësh të caktuar nga Gjykata Penale e Shkupit.

Po ashtu, edhe avokati mbrojtës i ish-drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami do të kërkojë ndërprerjen e paraburgimit pasi siç pretendon ai nuk ka arratisur, jeton dhe punon gati gjysmën e vit në një vend tjetër, transmeton portali Lideri.mk.

MVR-ja e Maqedonisë është në komunikim me MPB-në e Kosovës, kështu që nëse Grubi arrestohet, Maqedonia do të nisë procedurën e ekstradimit.

Grubi u vendos në të ashtuquajturat listën e ndalimit “ndalo dhe zbato”, por arriti të kalon kufirin pa u ndaluar nga policia, shkruan Fokus.

Është pezulluar nga puna polici që la Grubën të kalonte pa bërë kontrollin e duhur dhe që e ka regjistruar si këmbësor.