Grubi: 200 milionë denarë për përfundimin e projektit të ujësjellësit në komunën e Likovës
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi njofton se bashkë me ministrin e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini, kryetarin e komunës së Likovës Erkan Arifi dhe deputetët Arbër Ademi dhe Berat Ajdari formalizuan sot me nënshkrimin e marrëveshjes transferimin e mjeteve në vlerë prej 200 milionë denarë nga Buxheti i vitit 2022 për përfundimin e projektit të ujësjellësit në komunën e Likovës.
Urojmë punë të mbarë dhe realizimin sa më të shpejtë të këtij projekti që është nevojë e domosdoshme e banorëve të kësaj zone- shkruan Grubi.