Maqedoni

Gruaja në moshë të re gjendet e vdekur në Shkup

Më datë 06.01.2025 rreth orës 15:00 në SPB Shkup është raportuar se është gjetur e vdekur E.S (43) nga Shkupi në një banesë në zonën e Gazi Babës, ku jetonte si qiramarrëse.

Mjeku i Urgjencës ka konstatuar vdekjen, pa shenja të dukshme dhune, transmeton Lideri.mk.

“Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion”, njoftoi MPB./Lideri