Maqedoni

Grkovska: Ndaj dy zyrtarëve janë iniciuar procedura nga institucionet kompetente

Zv. kryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë Sllavica Grkovska tha sonte se për dy nga tre zyrtarët për të cilët Kabineti i saj ka iniciuar procedura për keqpërdorime, tashmë janë iniciuar procedura nga institucionet kompetente.

“Në dy tashmë kemi reagime që është ngritur dhe nuk kam ndërmend të përmend emra apo të bëj bujë nga kjo. Ne duhet t’i pranojmë këto gjëra si normalitet. Nëse dikush ka shkelur ligjin duhet të ketë procedurë për të”, tha Grkovska për “Sitel”.

Lidhur me dorëheqjen e ish-kryetares së Këshillit Gjyqësor, Pavlina Cërvenkovski për interesa të “elitës gjyqësore-biznesore”, Grkovska tha se nëse kryetari i Këshillit Gjyqësor e bën publikisht një deklaratë të tillë, pret që ajo të raportojë dhe të nisë procedurat.

Në lidhje me “listën e zezë” amerikane të sanksioneve, zv. kryeministrja tha se nuk është shumë e rënduar prej saj, pasi është një mekanizëm që SHBA-ja e ka praktikuar jo vetëm për vendin tonë, por edhe për vendet e tjera vite më parë.