Gripi ka “gjunjëzuar” Dibrën javën e fundit
Gjatë javës së katërt të vitit 2025, në vend u shënuan 1,878 raste të raportimeve grupore të gripit ose sëmundjeve të ngjashme me gripin. Kjo përfaqëson 33% më shumë raporte krahasuar me javën e kaluar.
Numri i rasteve të raportuara këtë javë, krahasuar me javën e katërt të sezonit të kaluar, është rritur me 2.4%, dhe krahasuar me numrin e javës së katërt të kurbës tipike epidemike, të modeluar nga 14 sezonet e fundit, është rritur me 10.2. %. Incidenca e raportuar është mbi kufirin javor të aktivitetit mesatar të virusit të gripit, njoftoi pasditen e sotme Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).
Më së shumti të sëmurë janë në Dibër dhe Kavadar, transmeton Lideri.mk.
Për sa i përket shpërndarjes së moshës, 1066 persona janë nga mosha 15 deri në 64 vjeç. Numri i fëmijëve të sëmurë është 349, nga 5 deri në 14 vjeç. Ndërkohë, 325 nga të sapo infektuarit janë fëmijë nën 4 vjeç. Janë regjistruar 138 persona mbi 65 vjeç.
Rastet janë raportuar në 29 Qendra të Shëndetit Publik, nga Shkupi – 581, Kavadari – 219, Kumanova – 167, Strumica – 162, Shtipi – 106, ndërsa në pjesën tjetër numri i rasteve është më i vogël ose i barabartë me 100.
Në 6 njësi raportuese që kanë raportuar raste gjatë kësaj jave është regjistruar aktivitet shumë i ulët i virusit, në 10 – sezonal, në 8 – mesatar, në Krushevë, Sveti Nikollë, Kratovë – i lartë dhe në Kavadar, Dibër – aktivitet i lartë javën e fundit.