Gratë më të diskriminuara në vendin e punës
Gratë janë më të ekspozuara ndaj diskriminimit, mobingut dhe shqetësimit në vendin e punës, shkruan Alsat.
Kështu u konstatua në konferencën e Konfederatës së Sindikatave të Lira, të titulluar “Përforcimi i barazisë gjinore dhe ballafaqimi me shqetësimin në vendin e punës”.
“Konkretisht tek ne nuk ka denoncime për mobing apo shqetësim në vendin e punës, megjithatë në korniza të punëdhënësve, po ka denoncime, në drejtim të asaj se ekziston shqetësim në vend pune, megjithatë ka edhe një pjesë që ndodhen në proces gjyqësor, mendoj se dy aktgjykime veçmë janë fuqiplota”, tha Elena Angellovska, Konfederata e Sindikatave të Lira.
“Porosia le të jetë se të gjithë së bashku do të luftojmë që barazia gjinore të ketë vend të rëndësishëm dhe të jetë segment i rëndësishëm si strategji e ardhshme e këtij shteti”, u shpreh Gjoko Vellkovski, Ministër Teknik i punës dhe politikës sociale.