Maqedoni

Gratë e koalicionit VLEN vizituan Kosovën, u pritën nga ministrja Albulena Haxhiu

Përfaqësuese nga forumet e grave të partive nga Koalicioni “VLEN” sot qëndruan për vizitë në Kosovë.

Ata vizituan zyrat qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje kua bashkë me ministren Albulena Haxhiu, si dhe me deputete dhe eskponente të larta të kësaj partie diskutuan për rëndësinë e pjesëmarrjes së femrës në politkë e sidomos në ekzekutiv.

Rëndësi e veçantë iu kushtua edhe çështjeve që janë me interes të veçantë për gratë dhe përfshirjen e tyre në programin zgjedhor.

Me këtë rast, gratë e forumeve të ndryshmen të partive shkëmbyen përvojat e tyre si femra në procesin e politikëbërjes në opozitë dhe në pozitë duke u zotuar për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Foto në Link: https://www.facebook.com/share/p/TbzVTVtbf4szaa6G/?mibextid=WC7FNe