Granit Osmani është caktuar drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe
Ish-ushtari i UÇK-së dhe aktivisti i Lëvizjes Demokratike nga Kumanova, Granit Osmani është caktuar për drejtor të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës shqipe.
Lajmi është konfirmuar nga burime partiake. Osmani pritet që zyrtarisht të nis detyrën pasi që të emërohet në njërën nga mbledhjet e radhës të Qeverisë.(INA)