Granatimi i Xhamisë
SHKRUAN: NEHAT JAHII
Lufta kishte filluar të marr intezitet më të madh nga dy palët rrëfem L. Arrnori në këtë rrëfim i cili tregon për një ditë të veçantë që ate, ushtarët e UÇK-së dhe popullatën i kishte prekur thellë në shpirt.
Ai më tej do të vazhdoj rrëfimin për 7 maj të vitit 2001 kur saktsisht në ora 12.e 30 minuata do të gjuhet nga qielli në drejtim të xhamisë së vendlindjes së tij e cila ishte në qendër të fshatit Orizare. Menjëherë pas bombardimit , unë me disa shokë të togut tim do të nisemi në drejtim rë xhamisë. Oh, Zot! Çfarë të shohësh minarja ishte granatuar në fiillim e cila ishte shkëputur tërësisht nga pjesa e xhanisë dhe kishte ra në rrugë pranë “Përroit të Madh”.
Edhe xhamia nga jashtë ishte shumë e dëmtuar, por duhej ngadal të gjenim ndonjë shteg dhe të kishim parasysh se mund të na kanosej ndonjë rrezik i madh për të gjithë ne. Sapo arritëm tek dera e xhamisë hapëm derën e xhamisë dhe u futëm në brendinë e saj. Çfarë të shohësh brenda rrëfen ish ushtari i UÇK- së L. Arnorit – Orizarja.
Xhamia ishte mbushur me gjithëçka që kishte ra nga pjesa e sipërme nga granatimi i helikopterit. Pas qëndrimit një kohë brenda ne filluam të kërkojmë ndonjë kopje të librit të shenjtë “ Kuranit” dhe gjatë kërkimit gjetëm ca kopje që i kishin mbuluar hedhurina. I morëm në dorë, i pastruam nga pluhuri dhe i morëm me vete dhe u nisëm nga dera e xhamisë për të dalur jashta xhamisë.
Ishim shumë të prekur shpirtrisht rrëfen L. Arnori me këtë akt barbar që kishin bërë ndaj një tempulli fetar. Të irituar me kuranat në dorë pasi dolëm nga xhamia u nisëm drejt shtëpisë ku ishim të vendosur.
Kjo ditë ishte një ditë shumë e rëndë për ne dhe popullatën, sepse me të vërtetë ishte kryer një akt vandalizmi ndaj xhamisë në ve vendlindjen time. Ky kujtim do më mbetet i paharruar derisa të jem i gjallë përfundon rrëfimin e tij L. Arnori – Orizarja një ushtar i plagosur UÇK-së.