Gostivari edhe një herë tregoi shpirtin solidar, grumbullohen disa tonelata ndihmë për Turqinë
Sot vizitova të rinjtë e qytetit tonë, për t’i falënderuar dhe përgëzuar personalisht për iniciativën për aksionin e sukseshëm të grumbullimit të ndihmave, deklaroi kryetari i Gostivarit, Arben Taravari.
“Falënderit rinisë së qytetit dhe çdo gostivarasi, që në dy ditët e kaluara treguan humanitetin e tyre, duke dhuruar ndihma të shumta për familjet e prekura nga tërmeti katastrofal në Turqi”, tha ai.
Ky aksion mbyllet me sukses dhe së shpejti ndihmat e grumbilluara do të nisen për në Turqi me transport të organizuar, për të cilin Komuna e Gostivarit do të përgatisë gjithë dokumentacionin formalo-juridik.
“Gjithëçka që është grumbulluar, do të duhet të arrijë në vendin e duhur dhe pa pengesa.
“, theksoi Taravari.