Maqedoni

GOSTIVARI DHE ULQINI NËNSHKRUAJNË BINJAKËZIMIN

FacebookTwitterMessengerViberWhatsAppShare
Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari, ka pritur sot Kryetarin e qytetit të Ulqinit, Omer Bajraktari. Në takim u nënshkrua bashkëpunimi, gjegjësisht binjakëzimi mes dy komunave, shkruan news33.tv.

Postimi i plotë:

“E filluam ditën e Komunës tonë me binjakëzim me Ulqinin e Malit të Zi 🇲🇪

Sot prita në takim kryetarin e komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, të shoqëruar nga ambasadorja e Malit të Zi në Maqedoninë e Veriut, ekselenca e saj, Maria Petroviq.

Në takim nënshkruajtëm Kartën për miqësi dhe bashkëpunim ndërmjet Gostivarit dhe Ulqinit, gjegjësisht binjakëzimin mes dy komunave tona.

Qëllimi i Kartës është arritja e interesave të përbashkëta dhe promovimi i përbashkët në të gjitha fushat, si dhe zhvillimi dhe përmirësimi i marrëdhënieve miqësore.

Karta përfshin bashkëpunim në fushën e sipërmarrësisë dhe zhvillimit të ekonomisë, përmirësim të turizmit nëpërmjet bashkëpunimit në fushën e kulturës, në arsim dhe në sport.

Ndryshe, ky bashkëpunim me Ulqinin është i veçantë pasi e arritëm sot, më 23 dhjetor, kur ne shënojmë Ditën e komunës.”- shkruan Taravari.