July 3, 2024
Maqedoni

Gostivar, parku i qytetit së shpejti me Kinema verore

Qyteti i Gostivarit së shpejti do të bëhet me kinema verore. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet lokale dhe vetë kryetari Arben Taravari.

Në rrjetet sociale, ai ka publikuar disa fotografi nga ky projekt, i cili vjen nga bashkëpunimi dhe binjakëzimi i Gostivarit me komunën e Kütahyas në Republikën e Turqisë, njofton news33.tv.

“Në bazë të Memorandumit të nënshkruar dje, komuna e Kütahyas, Gostivarit i ndërton kinema verore, një projekt fantastik dhe i nevojshëm për zhvillimin e kulturës dhe argëtimin e qytetarëve”, shkruan Arben Taravari, kryetar i komunës së Gostivarit në FB.

Binjakëzimi mes dy komunave në fjalë parasheh shumë bashkëpunime në sfera të ndryshe në periudhën e ardhshme./news33.tv

Në vazhdim u sjellim disa fotografi nga projekti: