October 12, 2024
Maqedoni

Gostivar, betonierja përplas për vdekje çiklistin

Një çiklist ka humbur jetën në një aksident tragjik që ka ndodhur mesditën e sotme në Gostivar, në rrugën Maleardi, në hyrje të qytetit.

Sipas informacioneve të marra, një betoniere që lëvizte rrugës, ka goditur një qytetar me biçikletë.

Ndonëse shërbimet e urgjencës mbërritën me shpejtësi në vendngjarje, u konstatua se çiklisti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Tv Globi