Maqedoni

Gjysma e autobusëve në Maqedoni duhet të dërgohet në shkrirje në Hekurishten e Shkupit

Gjysma e flotës së autobusëve në Maqedoni duhet të dërgohet në shkrirje në Hekurishten e Shkupit

Autobusët e vjetër të riparuar, me dokumente të falsifikuara, qarkullojnë nëpër rrugët e Maqedonisë dhe shteti po mbyll një sy për këtë, pohon për Televizionin 24 Zlatko Vellkovski, ish-pronar i një agjencie udhëtimi dhe ish-shofer autobusi, përcjell FLAKA.

Vellkovski, i cili e njeh mirë gjendjen në transportin me autobus, thotë se kompanitë nuk i respektojnë ligjet për transportin e udhëtarëve, ndërsa policia dhe inspektimet nuk i sanksionojnë. Rezultati janë aksidentet e shpeshta të autobusëve që kanë ndodhur vitet e fundit.

Transportuesit nuk kanë para për autobusë të shtrenjtë. Kjo i bën ata të ofrojnë çmime të ulëta, që do të thotë shërbim me cilësi të dobët. Ligji detyron çdo autobus të ketë shofer të punësuar, por pothuajse asnjë kompani në vend nuk e respekton. Inspektorati përgjegjës ngre supet – nuk mund të ndalemi.

Mbyllja e syve gjatë kontrollit teknik të mjeteve dhe shëndeti i drejtuesve të mjeteve, mungesa e lejeve dhe licencave, rimbushja e autobusëve, rrezikojnë edhe transportin e studentëve.

Ministri i Transportit, Bllagoj Boçvarski për Studio 10 në Tv 24, i pyetur se pse shpeshherë prishen autobusët në vend në mes të turit, thotë se është punë e një institucioni tjetër.

E përderisa autoritetet po e zhvendosin përgjegjësinë, Vellkovski thotë se zgjidhja është e thjeshtë. Në vend të pasuesve partiakë, institucionet duhet të punësojnë profesionistë, të ndalojnë tahografitë në kaseta dhe të vendosin dixhital në autobusë dhe të vendosen kamera që do të regjistrojnë rrugën dhe brendësinë e autobusëve.