Shqipëri

Gjyqi për divorcin mes Elia Zaharias dhe Princ Lekës, zbulohet ç’ndodhi në seancën e sotme

Elia Zarahia dhe Princ Leka kanë pasur seancën gjyqësore për zgjidhjen e martesës, pas gati 7 vitesh.

Dorjana Bezat bën me dije se seanca është shtyrë, për shkak se nuk ka qenë i pranishëm Princ Leka. Më herët u pa aktorja Elia Zaharia, e cila doli nga ambientet e Gjykatës.

shtetasi Gj. Z., 71 vjeç, kanë ushtruar dhunë ndaj tij. I është marrë deklarim shtetases E. Z., e cila gjithashtu pretendon se është dhunuar nga shtetasi L. Z. Për të dy këta shtetas janë plotësuar kërkesë paditë për urdhër mbrojtjeje të menjëhershme”, njofton policia.

Në rrjet është publikuar edhe videoja e momentit të konfliktit fizik mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë. Në video shihet teksa Elia Zaharia dhunon Princ Lekën duke e akuzuar se i ka rrahur babanë. Ajo hedh një sërë akuzash, teksa Princ Leka filmon.

“Ke prekur me dorë babin tim që të ka mbajtur me bukë. I ke gjuajtur babit që është 70 vjeç. I ke gjuajtur babit tim, do të çoj në gjyq ty mos bëj viktimën. Të rrahësh ti babain tim. Ti s’ke shkoll, ke vetëm katër klasë shkollë. Ti ke falsifikuar provat, i ke thënë shtetit shqiptar që je i shkolluar”-dëgjohet të thotë Elia.

Çfarë ka ndodhur me çiftin mbretëror?

Princ Leka njoftoi ndarjen më 15 janar, ku tha se kanë nisur dhe procedurat e nevojshme ligjore. Pas tij reagoi edhe Elia Zaharia, dhe mesazhi i përbashkët ishte se mirëqenia e vajzës së tyre do të mbetet në qendër të vëmendjes. Përmes një reagimi zyrtar, Princ Leka u shpreh se ‘martesa e ka humbur funksionin e saj, dhe e kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore’.

“Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur”, reagoi më pas Zaharia. Ndarja e Princit nga Elia Zaharia bëri bujë të madhe, me dyshimet ku thuhet se çifti ishin prej kohësh në një martesë të krisur. Shkak thuhet se është bërë lidhja e princ Lekës me fotografen e ish-çiftit, Blerta Celibashi. Madje ata janë shfaqur shpesh herë në publik bashkë, por ende nuk e kanë zyrtarizuar marrëdhënien e tyre.