Gjyla Çeliku nuk udhëton për në Tiranë: Nuk më mbeti hatri pse nuk kam ftesë. Jam kundër Open Ballkan-it
Kryetarja e Lëvizjes Qytetare Evropiane, Gjyla Çeliku, ka deklaruar se ftesën e kryeministri shqiptar Edi Rama në Tiranë do ta refuzonte. Në një intervistë për Open-TV, ajo tha se është kundër Open-Ballkanit. Politikania Çeliku tha se do t’i ngelte hatri, nëse nuk do të ftohej nga Albin Kurti, kryeministri i Republikës së Kosovës.
“Edhe sikur të ftohesha nuk do të shkoja, sepse unë jam kundër Open Ballkanit, jam kundër Serbisë dhe Rusisë. Në këtë takimin me siguri do të diskutohet për zgjerimin e ideve të Serbisë së madhe nën influencat proruse. Mua do të me ngelte hatri, nëse nuk do të më ftonte Albin Kurti, kryeministri i Republikës së Kosovës”, deklaroi zonja Çeliku.
Kjo e fundi thotë se nuk çuditet nga pjesëmarrja e Arben Taravarit dhe Afrim Gashit në këtë takim, ndërsa sipas saj, Kasami, si duket ka mbledhur mend nga tryeza e fundit që ishte për marrëveshjen e Prespës.
“Më e dhimbshme është se me shumë dashuri e pranoi kryetari i ASH-së, Arben Taravari. Por unë as nuk u çudita që s’do të jeë në këtë takim, sepse ai sa e mori detyrën e ushtruesit të detyrës së kryetarit të ASH-së, Arben Taravari takimin e parë e realizoi me Edi Ramën dhe Erion Velijan, duke rënë në kundërshtim me idealin e partisë së tij që ishin kundër Open Ballkanit. Kasami ndoshta mblodhi mend nga tryeza e përbashket që ishte për marrëveshjen e Prespës, prandaj edhe nuk shkon tani, ndërsa as vendimi i Gashit nuk më habit, pasi ai që zhgënjen votuesin e tij, ai që e përdor fatkeqësitë për pushtet nuk e ka problem të takohet me shokun e Vuçiçit”, përfundoi Gjyla Celiku, kryetare e Lëvizjes Qytetare Evropiane.
Sot në Tiranë kryeministri shqiptar Edi Rama ka ftuar në një takim jozyrtar liderët e partive politike shqiptare nga Maqedonia e Veriut, ndërsa nga kabineti i Ramës nuk kanë dhënë sqarime për agjendën e takimit. /Open-TV/