BallinaMaqedoni

Gjykata vendosi për rastin “Organizatorët e 27 prillit”, lirohen Janakieski, Veljanovski, Ristovski dhe Atanasovski

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup përfundoi gjykimi për rastin “Organizatorët e 27 prillit”, ndërsa të akuzuarit Mile Janakieski, Trajko Veljanovski, Spiro Ristovski dhe Vladimir Atanasovski u liruan nga ndjekja penale. Ata akuzoheshin për veprën “Kërcënim terrorist i rendit kushtetues”, në lidhje me sulmin në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.

Gjykata Themelore Penale në Shkup e pranoi kërkesën për amnisti nga të akuzuarit.

“Ka përfunduar seanca kryesore, mund të shkoni, jeni të lirë”, u tha të akuzuarve gjyqtari Ilija Trpkov.