Gjykata Kushtetuese po hyn në krizë të re? Pas katër përpjekjeve, nuk arritën ta zgjedhin kryetarin e ri
Sa u kompletua me 9 gjyqtarë, Gjykata Kushtetuese me sa duhet po hyn në një krizë të re. Në katër përpjekje nuk mundi të zgjedh kryetar nga dy kandidatet, gjyqtaret Tatjana Vasiq-Bozaxhieva dhe Ana Pavlovska-Daneva, përcjell TV21. Sipas Rregullores, procedura e zgjedhjes përsëritet deri në zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.
Seanca zgjedhore vazhdon nesër në orën 10:00 Siç shkruan portali “skd.mk”, duke cituar burime nga brenda, Vasiq-Bozaxhieva nuk po mund të arrijë 6 votat e nevojshme nga 9 gjyqtarët, pra një shumicë prej dy të tretash. Sipas informacioneve jozyrtare, as Vasiq-Bozaxhieva, e cila mori 5 vota, as Pavlovska-Daneva, për të cilën votuan 4 kolegë të saj, nuk kanë dashur të tërhiqen nga gara për postin e kryetares. Mandati i kryetares së deritanishme Dobrila Katsarska skadoi dje./tv21.tv