Maqedoni

Gjykata e liroi nga aktakuza për punë të pandërgjegjshme ish-drejtorin e Onkologjisë Vasev

Gjykata e liroi nga aktakuza ish-drejtorin e Klinikës së onkologjisë, Nikolla Vasev për punë të pandërgjegjshme në shërbim dhe dy mjekë, pas padisë së paraqitur penale nga familja e pacientit të vdekur në vitin 2018.

Gjykatësja Sllavica Naumovska, gjatë shqiptimit të aktvendimit, sot në Gjykatën themelore penale Shkup, tha se të akuzuarut Nikolla Vasev, Igor Stojkovski dhe Maria Simonovski lirohen nga aktakuza, duke pasur parasysh se nga dëshmitë e paraqitura gjatë procedurës nuk është dëshmuar vepra për të cilën ngarkohen.

“Prokurori publik gjatë gjykimit nuk arritën ta dëshmojnë kohën e saktë dhe mënyrën e kryerjes së veprës “, deklaroi gjykatësja Naumovska.

Shpenzimet për procedurën bien mbi shtetin, ndërsa palët e pakënaqura kanë të drejtë të ankesës.

I akuzuari i parë Vasev, nuk mori pjesë në shqiptimin e aktvendimit.

Prokurorja publike, Lidia Raiçeviq, në deklaratë për mediumet pas shpalljes së aktvendimit paralajmëroi ankesë para gjykatës së shkallës së dytë dhe tha se ka pohuar dhe vazhdon të pohojë se veprat penale janë kryer dhe tre mjekët meritojnë dënim.

“Atë që e bënë të akuzuarit dhe ajo që duhet të marrin mësim tërë personeli i mjekëve që punon me pacientë në Onkologji, është se këtyre pacientëve u nevojitet mbrojtje në pajtim me dy ligje – Ligjin për mbrojtje shëndetësore dhe Ligjin për mbrojtje të të drrejtave të pacientëve. Ata kanë të drejta të caktuara në mënyrë të saktë, të cialt u tkaojnë dhe kanë të bëjnë me prnaimin, mjekimin, terapinë, diagnozën, trajtimin, raportin e mjekëve të cilët do t’u japin besim se ndodhen në duar të sigurta dhe se mund të presin vazhdim me mbrojtje mjekësore të jetës së tyre. Këtë nuk e mori ky pacient, i cili ka vdekur në kushte dhe rrethana shumë të rënda dhe prandaj konsideruam se është kryer vepër penale”, deklaroi Raiçeviq.

Rasti filloi në vitin 2021, ndërsa sipas aktakuzës, pacientit me melanom malinj tre muaj në vitin 2018 nuk i është përshkruar terapi në Klinikën për Onkologji dhe ka vdekur pasi që i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Sipas aktakuzës, Vasev si drejtor i onkologjisë nuk miratoi përshkrimin e terapisë adekuate nga qershori deri në shtator të vitit 2018. Në nëntor të vitit të njejtë, familjes së pacientit i është thënë vetë të furnizohen me medikamente nga një shtet fqinj. Tërë këtë e ka bërë edhe pse nuk ka qenë mjek ordinar por për mjekimin e këtij pacienti kanë qenë të angazhuar dy mjekët e tjerë të akuzuar. Ata u përgjigjën për mjekim të pandërgjegjshëm të pacientëve mu për shkak se tre muaj nuk i kanë përshkruar terapi pacientit, gjendja e tij shëdnetësore i është përkeqësuar dhe ai ka ndërruar jeët në janar të vitit 2019.