Maqedoni

Gjykata e Apelit liron nga burgu i Shutkës Dragi Rashkovskin dhe e dërgon në burg shtëpiak

Gjykata e Apelit ka vendosur që Dragi Rashkovski, ish Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, duhet të lerë burgun e Shutkës dhe të shkoj në arrest shtëpiak. Më herët, Prokuroria e Lartë Publike kishte dhenë vendim të njëjtë mbi kërkesën e Rashkovskit për t’u larguar nga burgu i Shutkës. Ai ofroi një garanci gjysmë milioni euro. Rashkovski ka qenë pas hekurave që nga 21 Prilli. Ai është i dyshuar për prokurimin e softuerit ndërsa ishte Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë, dhe sipas Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin, përmes prokurimeve publike që ai kreu dhe dëmi llogaritet rreth 180 mijë euro.