“Gjunjëzohet” Vuçiqi, a po distancohet nga grupi i armatosur? S’kemi kontroll efektiv në Kosovë!
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka nisur një konferencë të jashtëzakonshme për mediat në Serbi, pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës. Në orët e para të së dielës në një sulm u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku. Në një aksion të policisë, pasi sulmuesit u futën në Manastirin e Banjskës, janë vrarë tre sulmues, ndërsa janë arrestuar gjashtë të tjerë. Sipas autoriteteve të Kosovës, të vrarët dhe të arrestuarit janë grup mercenar i organizuar nga Beogradi.
LIVE:
Duke deklaruar se Serbia s’ka kontroll efektiv në Kosovë, Vuçiqi ka shtuar se u është dashur shumë kohë që të kuptojnë se çfarë ka ndodhur në Kosovë.
“Në të vërtetë do të flasim vetëm për atë që ka ndodhur, pastaj do ta bëjmë vlerësimin e kësaj. Mbrëmë rreth orës 2 një grup i serbëve nga Kosova i kanë vendosur dy kamionë në Banjskë pastaj vjen Policia e Kosovës që tenton t’i largojë ato barrikada dhe pason konflikti, ku është vrarë një polic dhe një tjetër është plagosur. Në 8:57 vendkalimet në Jarinjë e Bërnjak janë mbyllur dhe të shtënat kanë vazhduar. Ndonëse për këtë kemi folur çdo herë dhe çdo ditë kam tërhequr vërejtjen që kjo mund të ndodhë nga njerëzit në Kosovë, që nuk kanë dashur ta durojnë terrorin e Kurtit”, ka thënë ai.
Ka deklaruar se që nga nëntori Kurti ka përdorur 62 herë policinë e Kosovës ndaj serbëve në veri.