Kosovë

Gjoni: Kosova ka policinë më të përgatitur në rajon

Analisti shqiptar, Roland Gjoni, vlerëson se Kosova ka policinë më profesionale në rajon. Mirëpo, përmes rrjeteve sociale ai ka shprehur haptazi shqetësimin se në vjeshtë mund të kemi zhvillime në Kosovë, për të cilat nuk mjafton vetëm policia për t’i tejkaluar.
“Kosova ka policinë me standartet më të larta profesionale në Ballkan. Forcë profesionale, e motivuar edhe pse e keqpaguar. Shqetësimi i vetëm është se shtatori vjen shpejt dhe situata mund të jetë nga ato ku policia nuk mjafton. Kjo duhet të jetë temë e bisedave me partnerët ndërkombëtarë”, shkruan Gjoni në Facebook.