Maqedoni

Gjobiten 249 shoferë në Shkup

Sektori për Punë të Brendshme bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme (11.11.2023) vazhdoi me kontrollet në komunikacion.
“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 249 masa prej të cilave 61 janë për tejkalim shpejtësie, 16 për vozitje pa leje dhe 3 dënime për shoferët fillestarë”, thonë nga SPB Shkup.

Ata po ashtu shtojnë se janë shqiptuar edhe 13 masa për përdorim të telefoni, 20 për mospërdorimin e rripit të sigurisë, 11 për kalim në të kuqe dhe 17 dënime për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, theksojnë MPB.