Maqedoni

Gjobiten 233 vozitës në Shkup, 36 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup dje (15.11.2023) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsej 233 shkelje, nga të cilat 36 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 11 masa për drejtim mjeti pa patentë shoferi, shtatë sanksione për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët.

Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 7 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 37 për mosvënien e rripit të sigurisë, katër masa për mosdhënien përparësi këmbësorëve…

“Kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk