Gjobiten 182 shoferë në Shkup, 38 për tejkalim shpejtësie
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (04.08.2023) ka vazhduar me kontrolle në komunikacion. Si rezultat i kësaj, në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 182 masa, nga të cilat 38 gjoba për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 14 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 13 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 12 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit.
“Shtatë masa për kalimin e sinjalistikës së mbyllur-semafor të kuq, gjashtë sanksione për parakalim dhe qarkullim të paligjshëm… Kontrollet e qarkullimit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e MPB-së.