Gjeopolitika evropiane rrezik i një lufte të re ballkanike
Nijazi Halili
Në vijat më të përgjithshme mund të thuhet se harta gjeopolitike e Evropës ndahet ne tre areale kryesore: Areali i parë është Perëndimi, në të vërtetë Perëndimi kontinental, i cili përfaqësohet nga Franca dhe Portugalia. Në kuptim më të gjerë këtij areali i bashkëngjitet edhe Anglia dhe SHBA- jo evropiane dhe tejatlantike. Areali i dytë është Evropa Qendrore (Mitteleuropa). Kësaj i takojnë shtetet e ish-Perandorisë së Shenjtë Romake, ato të kombësive gjermane, ish tokat e Austro-Hungarisë, Gjermania, Italia etj.
Karakteristikë e Evropës Qendrore është kundërshtimi gjeopolitik si ndaj Perëndimit evropian, ashtu edhe ndaj Lindjes. Dhe në fund areali i tretë është Rusia, e cila paraqitet në Evropë jo vetëm në emër të saj, por edhe në emër të të gjithë popujve evropian të Lindjes. Ç´është e vërteta, këtu do të mund të përmendej edhe areali i katërt, ai islamik- që nga shtetet magrebiane të Afrikës Veriore deri te Pakistani dhe Filipinet, por ky bllok gjeopolitik është jashtevro-pian. Megjithatë, ndikimi i tij gjeopolitik në Evropë në shekullin XX ka qenë shumë i madh dhe në të ardhmen ka mundësi që bota islamike të bëhet pjesë e rëndësishme e gjeopolitikës evropiane, mu ashtu siç ka qenë gjatë Mesjetës. Tri formacionet gjeopolitike evropiane krijojnë pandërprerë zona të tensionuara në ketë kontinent, të cilat shkaktojnë ndryshime të kufijve ndërmjet Perëndimit evropian dhe Evropës Qendrore (Mitteleurpe), në njërën anë, dhe ndermjet Evropës Qendrore dhe Rusisë- Evroazizë, në anën tjetër. Sot skematikisht mund të dallohen disa aleanca gjeopolitike ose përkundrazi të konfrontimeve, të cilat formojnë konstruktet e politikës ndërkombëtare.
Dhe në fund, preferimet gjeopolitike të Rusisë në politikën evropiane mund të jenë të orientuara si kah fryma antigjermane (Franca, Anglia dhe SHBA në ketë rast logjikisht bëhen aleat), po ashtu edhe në atë antiperëndimore (atëherë është e paevitueshme aleanca ruso-gjermane).
Përafërsisht të këtilla janë bazat e faktorëve të gjeopolitikës evropiane. Ato duhet të merren parasysh doemos kur të bëhet analiza e problemeve ballkanike. Pasi që të gjitha këto tri tendenca konfrontohen ndërmjet veti në konfliktin jugosllav dhe në këtë mënyrë shkaktohet rreziku potencial i një lufte të re me përmasa të mëdha evropiane. Autori është studiues i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare.