Gjendja e anëtarit të katërt të familjes Pacolli, Shkëlqimit është e mirë, nuk ka lëndime të rënda
Njësitë speciale të policisë dhe të drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim kanë nxjerr nga lumi Lepenc makinën me trupat e pajetë të tre shtetasve të Kosovës, e cila të shtunën kishte rënë në lum pas një aksidenti me një automjet tjetër. Viktimat janë janë tre anëtarët e familjes Pacolli: babai 60 vjeçar Naimi, nëna 48 vjeçare Merita dhe djali 16 vjeçar Ermali, që humbën jetën tragjikisht, pasi vetura në të cilën ndodheshin ra në lumin Lepenc.
Fat në fatkeqësi është se djali tjetër 20 vjeçar, Shkëlqim Pacolli ka arritur të shpëtojë duke u hedhur nga vetura, të cilën po e merrtr uji i rrëmbyshëm.
Ai gjendet në Spitalin e Qytetit “Naum Ohridski” në Shkup, prej ku kanë njoftuar për portalin Lideri.mk se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
“Shkëlqimi është në gjendje të mirë shëndetësore, pa lëndime të rënda, por është mjaft i tronditur nga tragjedia”, kanë thënë nga ky spital për Lideri.mk.
Me herët, përmes një njoftimit edhe ambasada e Kosovës në Shkup ka bërë të ditur se pas shumë përpjekjeve ekipet e kërkim-shpëtimit kanë arritur që ta nxjerrin veturën.
Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut i ka shprehur ngushëllime e saja për këtë tragjedi.
“Njoftojmë opinionin e gjerë se pas një pune intenzive ekipet e kërkim-shpëtimit nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës kanë arritur ta lokalizojnë veturën në lumin Lepenc ku pas shumë përpjekjeve është arritur nxerrja e veturës, me trupat e pajetë në të. Ambasada e Kosovës në Shkup shpreh ngushëllimet e saja të thella për këtë tragjedi. Njëherit shprehim falenderim për të gjitha institucionet e përfshira në këtë rast.” – thuhet në njoftim/Lideri