Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin Vardar
Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza në Veles njofton se është gjetur një trup i pajetë në rrjedhat e lumit Vardar në Veles, përcjell TV21. Nga QMK thonë se dyshohet se trupi i pajetë është i një gruaje që u raportua si e zhdukur natën e vitit të ri.
“Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza në Veles nga Policia-SPB Veles ka pranuar informatën se sot në ora 12.20 me datë 02.01.2023 në afërsi të urës në afërsi të fshatit Koçilarë, specialistë policorë nga MPB kanë gjetur trupin e gruas e cila me datë 31.12. .2022 (gjysmë ore pas mesnate) u hodh në ujërat e lumit Vardar nga vendi Malo Movçe në zonën qendrore të qytetit në Veles”, thonë nga QMK-Veles.