Gjendet trupi i pajetë i një 88-vjeçari në ujërat e lumit Vardar në Shkup
Në ujërat e lumit Vardar tek ura e këmbësorëve në orën 09:25 është gjetur trupi i pajetë i 88-vjeçarit J.Sh. nga Shkupi, i cili një javë më herët në stacionin policor Gjorçe Petrov ishte paraqitur si i humbur.
Në vendngjarje kanë dalë policia, ndërsa trupi i pajetë është nxjerrë nga lumi, ndërsa mjeku i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen e tij.
Në vendin e ngjarjes ekspertizë kanë kryer ekipet policore nga SPB-Shkup, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.