Kosovë

Gjendet trupi i 4-vjeçarit që ra në kanalin e Ibër-Lepencit

Është gjetur trupi i pajetë i fëmijës 4-vjeçar që ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit.

Trupi i viktimës është gjetur në fshatin Bukosh të Vushtrrisë.

“Trupi i pajetë është gjetur rreth orës 12:00. I njëjti është dërguar për procedura mjeko-ligjore”, i tha KOHËS zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.