Maqedoni

Gjendet pa shenja jete shtetasi turk në një hotel në Shkup

Sot, më datë 09.08.2023 në orën 05:15 në Stacionin policor të Bit Pazarit, Urgjenca Mjekësore ka raportuar se në një hotel në Blv. “Krste Misirkov” është gjetur i vdekur shtetasi D.T.(87) nga Republika e Turqisë. Një mjek i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune të dukshme. Ndërsa, një ekip nga SPB-ja Shkupi ka këqyrur vendin dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i shtetasit turk është dorëzuar për obduksion.