September 20, 2024
Maqedoni

Gjendet një granatë dore e pashpërthyer në Demir Kapi

Një granatë dore e pashpërthyer është gjetur në rrugët e Demir Kapisë.

Një granatë dore e pashpërthyer është gjetur dje në rrugët e Demir Kapisë, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).

Sipas QMK-së Rajonale – Veles, dje në orën 13:05 në 112 është marrë informacion për zbulimin e një mjeti eksploziv të pashpërthyer në rrugën “Partizanska” numër 1 në Demir Kapi.

QMK-ja ka njoftuar menjëherë DMSH – Negotinë dhe DMSH – Gjevgjeli. Në orën 16:15, mjeti i rrezikshëm i pashpërthyer u ngrit dhe e larguan në mënyrë të sigurt nga një personel piroteknik”, thonë nga QMK.