Gjendet e vdekur një grua në Aerodrom të Shkupit
Një grua 61 vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen Aerodrom.
Siç njoftojnë nga policia, rasti ditën e djeshme është denoncuar në orën 17.12 në SPB Shkup.
Bëhet fjalë për 61 vjeçaren J.C nga Shkupi.
Mjek nga ndihma e shpejt e kanë konstatuar vdekjen, ndërsa në shtëpinë ka patur tym nga kondicioneri i djegur.
Hetim në vendngjarje ka bërë ekip i SPB Shkup, ndërsa trupi i të ndjerës është dorëzuar për obduksion.