Maqedoni

Gjendet e vdekur 43 vjeçarja në një objekt afarist

Në Stacionin Policor Strumicë mbrëmë është raportuar se në një objekt afarist në këtë qytet është gjetur pa shenja jete 43 vjeçarja L.P. nga Strumica.

Sipas informacioneve të prokurores Violeta Milçovska nga Prokuroria Publike Strumicë, siç transmeton portali lideri.mk, nuk ka dyshime për vdekje të dhunshme dhe gjurmë të dhunës, por për konstatimin e plotë të shkaqeve të vdekjes trupi i pajetë i të ndjerës është dërguar në spital për autopsi./Lideri

Një prokuror publik nga Prokuroria Publike Strumicë dhe një ekip i policisë kanë kryer kontroll.