Maqedoni

Gjatë Pashkëve në dy raste janë sulmuar disa policë në Maqedoni

Sjellje agresive dhe sulm ndaj policisë është regjistruar dje në dy raste të veçanta.

Siç njoftojnë nga MPB-ja, dje në orën 01:00 në sheshin e qytetit në Berovë është ndaluar A.Ç.(36) nga Berova është sjellë në mënyrë agresive ndaj punonjësve të policisë që kryenin veprime zyrtare.

Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.

Në rastin e dytë, dje në orën 4:30 para një lokali në fshatin Krivogashtani, H.P. ka sulmuar fizikisht një punonjës policie i cili ishte duke kryer veprime zyrtare.

Policia po merr masa për zbardhjen e rasteve.